Flash

Naomi Campbell flet për varësinë ndaj dr0gës

Lapsi.al 21 September 2023
Naomi Campbell flet për varësinë ndaj dr0gës

Naomi Campell zbuloi se varësia e saj nga dr0ga pothuajse e vrau atë në kulmin e karrierës së saj në vitet '90.

Modelja u tregua e sinqertë për abuuzimin e saj në të kaluarën me substanca në serialin e ri dokumentar të AppleTV+ "The Super Models", duke pranuar se ajo iu kthye k0kainës për të përballuar traumën e fëmijërisë dhe ndarjen nga jeta të stilistit dhe mikut të ngushtë italian Gianni Versace. “Mendoj se e fillova prej pikëllimit”, tha Campbell. "Ti mendon, "Oh, do ta shërojë atë plagë.

Ikona e modës rrëfeu  se bota e saj u trondit kur Versace u vra jashtë shtëpisë së tij në Miami Beach në vitin 1997 . “Ai më jepte forcë të ecja përpara. Kështu që kur ai vdiq, pikëllimi im u bë shumë i keq.”

Naomi e lindur në Britani luftoi me varësinë e saj për pesë vjet, madje u rrëzua gjatë një sesioni fotografik në 1999. Por ai incident i tmerrshëm ishte thirrja e zgjimit që asaj i duhej për të shkuar  në rehabilitim. “Zgjodha të shkoj në rehabilitim. Ishte një nga gjërat më të mira dhe të vetme që mund të kisha bërë për veten time në atë kohë, " u shpreh Campbell.

“Më janë dashur shumë vite për të punuar dhe përballuar”, shtoi ajo. “Dhe ende shfaqet ndonjëherë. Por unë sapo kam mjetet se si ta trajtoj atë tani", shtoi ajo./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Aktorja akuzon Emma Roberts: Transfobike

Aktorja Angelica Ross ka akuzuar së fundmi ish kolegen e saj, Emma Roberts, për një koment transfobik gjatë xhirimeve të "American Horror Story: 1984". Ross,...

18:34

Kush është i dashuri i ri i Kim Kardashian

Kim Kardashian dhe ylli i NFL, Odell Beckham Jr. kanë kaluar kohë së bashku javët e fundit. Një burim i brendshëm i tha 'Page Six' të martën se ylli i "Karda...

14:01

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI