Flash

Video/ Kalvach rrëzon shpresat e Ilir Dajës: Ballkani mundet ngushtë në Plzen, Dinamo e Zagrebit fut frikën

Lapsi.al 21 September 2023
Video/ Kalvach rrëzon shpresat e Ilir Dajës: Ballkani mundet
Ballkani nuk e ka nisur ashtu si do donte aventurën e dytë radhazi në fazën e grupeve të Conference League. Kampionët e Kosovës janë mundur 1-0 në transfertë nga Viktoria Plzen. Vendosi ndeshjen një gol i vonë i Kalvach, që shkatërroi ëndërrat e Ilir Dajës në këtë debutim. Dinamo Zagreb shkatërron Astana në ndeshjen tjetër e me supremacinë e treguar nga kroatët, duket se vendi i dytë do të luhet mes tre të tjerëve. Ballkani e mbajti mirë fushë, duke u mbrojtur me kujdes e duke kundërsulmuar. Skuadra e Dajës u duk se po e conte ndeshjen drejt rrëmbimit të një pike në transfertë. Fatkeqësisht, vendosi një episod, për më tepër i pafat. Në minutën e 73′ Kalvach goditi drejt portës së Koliçit dhe devijimi i Delovës e dërguar në rrjetë, duke befasuar portierin. Në fund Ballkani kishte mundësinë të korigjonte rezultatin, por shënjestra nuk ishte e duhura. Në minutën e 83' Gripshi u shfaq para portierit Stanek, por topi kaloi mbi traversë. Tre pikë për Plzen, po aq për Dinamo Zagreb, që shkatërroi 5-1 Astana, duke kryesuar grupin C të Conference League. Europa Conference League Group A Slovan Bratislava 2-1 Klaksvik Europa Conference League Group B Maccabi Tel Aviv 3-2 Breidablik Zorya 1-1 Gent Europa Conference League Group C Dinamo Zagreb 5-1 FC Astana Viktoria Plzen 1-0 Ballkani Europa Conference League Group D Club Brugge 1-1 Besiktas Lugano 0-0 Bodo/Glimt

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI