Flash

Video/ Messi tremb tifozët e Miami me fjalët që i përshpërit Insignes: leximi i buzëve tregon çfarë i thotë

Lapsi.al 21 September 2023
Video/ Messi tremb tifozët e Miami me fjalët që i
Lionel Messi dëmtohet dhe zëvendësohet nga Robert Taylor, tifozët e Inter Miami largohen nga stadiumi. Për të gjithë ata që preferuan të largoheshin kur kishin mbetur edhe pak minuta para përfundimit të pjesës së parë, ishte sikur ndeshja ndaj Toronto të mos kishte më asnjë vlerë. Për një pjesë të madhe të publikut, ndeshja përfundoi aty. Aq sa fitorja 4-0 u shndërrua në dytësore, krahasuar me shqetësimin për daljen nga fusha të kampionit argjentinas. Me pak fjalë, kanë shkuar në stadium për të, ikin nëse ai nuk është më aty. Pamjet që vijnë nga tribuna janë emblematike të situatës së krijuar. Për shumë prej tifozëve nuk vlen më shprehja e vjetër, “shfaqja duhet të vazhdojë”. Megjithatë gjendja fizike e Pleshtit ishte e njohur. Pas fitores së Albiceleste kundër Ekuadorit falë një prej golave të tij, ai u la jashtë si masë paraprake në ndeshjen kundër Atlantës (humbje e rëndë 5-2). I rikthyer në fushë kundër kanadezëve, ai përcolli ndjesi pozitive në fillim. Menjëherë pas impaktit pozitiv ai u detyrua të ngrinte flamurin e bardhë. Lexo më tej: Video/ "I la vetë golin, për fanellën": portieri i Ekuadorit Galíndez nën akuzë se i bëri një favor Messit E në momentin kur Messi bëhet gati të dalë nga fusha iu afrua Lorenzo Insigne. Futbollisti i Torontos e pyeti mbi gjendjen e tij. Takimi ishte i shkurtër, zgjati rreth një minutë. Ish-napoletani i vendosi një krah mbi supe si ngushëllim dhe inkurajim dhe e pyeti se çfarë ka ndodhur. “El tobillo... el tobillo”, thotë ylli i Amerikës së Jugut, duke sqaruar shqetësimin e ndjerë në kavilje teksa largohet nga fusha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI