Flash

Video/ Si po funksionon strategjia për ta mbajtur të përçarë opozitën në parlament

Lapsi.al 21 September 2023
Video/ Si po funksionon strategjia për ta mbajtur të

Edi Rama nuk po përdor vetëm gjykatat edhe procesin e vulës për ta mbajtur të përçarë opozitën. Ai po e bën këtë edhe në parlament duke urdhëruar mosnjohjen e grupit parlamentar të PD-së. Që kur afro 20 deputetë mbështetës të Gazmend Bardhit vendosën të bënin një bashkim me homologët e tyre berishistë, për të shtuar forcën opozitare në kuvend, ata po mbahen peng nga kryetarja Lindita Nikolla. në seancën e kësaj të enjte 28 firmëtarë dorëzuan një shkresë në kryesinë e parlamentit ku pranonin se kishin votuar Bardhin si kryetarin e tyre. Por po të shikosh debatet video skandaloze, drejtuesja e seancës nuk guxon të bëjë as gjënë më minimale, ta lexojë në sallë, ashtu siç e detyron ligji, këtë njoftim. Ndonëse vetëm pak minuta më parë pati lexuar një njoftim të një grupimi tjetër opozitar, atij që zgjidhte Dashamir Shehin në krye të tij, Felaj, natyrisht robinë e një urdhëri absur rrefuzonte të aplikonte të njëjtin standart. Ajo e arsyetonte rrefuzimin e saj me një argument absurd: "Nga leximi i kësaj shkrese, vërehet se këtu ka një replikë me kryetaren e Kuvendit për çështjen e qëndrimit që Kryetarja do të shprehet para Kuvendit lidhur me grupet parlamentare dhe për këtë arsye nuk e konsiderojmë një njoftim për ta lexuar në Kuvend”, tha ajo.

Për të parë më shumë VIDEO si kjo ndiqni faqen  Lapsi Videos në Facebook 

Më kot Gazmend Bardhi, i zgjedhur si kryetar nga shumica këmbënguli se: "Nuk i çmoni dot ju njoftimet e Grupit Parlamentar të PD-së, detyra juaj është që t’i lexoni ato. Aty nuk ka asnjë replikë, nuk bëjmë ne replikë për çështjet tona të brendshme me kryetaren e Kuvendit. Nëse e lexoni shkresën, por nuk kuptoj arsyen pse nuk keni guxim ta lexoni, thuhet se në datë 19.09.2023, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së është marrë ky vendim dhe ju do të duhet të lexonin vendimin e Grupit Parlamentar të PD-së”.

Andi Bushati: Opozita, nuk ka bashkim në hipokrizi 

Që drejtuesit e parlamentit bëjnë teatër kjo është një gjë që duket. Atë e dëshmoi edhe fakti se kur qe puna që Lulzim Basha i dërgoi shkresë në 4 shtator, se ai qe vetëzgjedhur kryetar grupi parlamentar, Lindita Nikolli e lexoi menjëherë, ndryshe nga zëvendësja e saj sot.

Por këtu puna nuk është tek zbatimi i rregullores për leximin e një shkrese. Ky debat dhe kjo kokfortësi anti ligjore tregojnë se qeveria është e vendosur të nxisë përçarjen e opozitës si të vetemen rrugë që ka për mbijetesë. Pasi përdori gjykatat për ti hequr opozitës reale në zgjedhje edhe financimin, komisionerët, siglën, emrin e kryetarit në fletën e votimit dhe kohën televizive, tani ka filluar plani për dëmtimin e saj në parlament. Dhe që prej fillimit të shtatorit Lindita Nikolli bën sikur mendohet nëse duhet të njohë si shumicë grupin me 43 deputetë të Berishës dhe Bardhit, apo atë me 9 të tillë që i kanë mbetur Bashës. 

©Lapsi.al

 

 

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI