Flash

CEO i Adidas i del në mbrojtje Kanye West

Lapsi.al 22 September 2023
CEO i Adidas i del në mbrojtje Kanye West

“Hebrenjtë kontrollojnë financat botërore dhe mediat” dhe “kanë shpikur cancel culture”- kjo ishte deklarata e Kanye West që “zemëroi” Adidas dhe solli prishjen e marrëdhënieve të tyre.

Bashkpunimi i Kanye-s me markën, i cili kishte rezultuar tepër i suksesshëm, u ndërpre tetorin e kaluar pasi reperi lavdëroi Adolf Hitlerin dhe nazistët, dhe bëri komentin më sipër për hebrenjtë.

CEO i kompanisë, Bjørn Gulden habiti së fundmi gjatë një interviste, pasi doli papritur në mbrojtje të Kanye-s.

“Unë mendoj se Kanye West është një nga njerëzit më kreativ në botë,” tha ai. “Është për të ardhur keq, sepse nuk mendoj se ai donte të thoshte atë që tha dhe nuk mendoj se është një njeri i keq. Thjesht i doli në atë mënyrë.”- tha ai.

Mirëpo, për Kanye-n marrëdhënia me Adidas është e mbyllur njëherë e mirë. Madje, ai i bëri edhe një “diss” në këngën e tij të fundit:

https://www.youtube.com/watch?v=AjmSI2JnzzI&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Ficonstyle.al%2F&source_ve_path=MjM4NTE&feature=emb_title

Të këshilluara

Michael Caine rikthehet në tapetin e kuq

Michael Caine u shfaq në tapetin e kuq  për premierën e filmit të tij të fundit të bazuar në një histori të vërtetë, The Great Escaper. Caine iu bashkua regj...

17:01

Publikohet traileri i filmit të Amber Heard

Amber Heard është rikthyer në botën e aktrimit. Traileri i parë për In the Fire shfaq Heard, si një psikiatre amerikane që udhëton në Kolumbi për  një fëmijë...

15:22

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI