Flash

Kufizimi i importeve të grurit, SHBA minimizon mosmarrëveshjet Poloni-Ukrainë

Lapsi.al 22 September 2023
Kufizimi i importeve të grurit, SHBA minimizon mosmarrëveshjet

Uashingtoni tha të enjten se Polonia mbetet një aleate e ngushtë e Ukrainës, pasi Varshava tha se nuk do t’i siguronte më armë Kievit mes një mosmarrëveshjeje mbi importet e grurit. Në një konferencë shtypi të enjten, këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan minimizoi mosmarrëveshjet mes këtyre dy vendeve.

“Kur lexova titujt lajmeve këtë mëngjes, sigurisht që isha i shqetësuar dhe kisha pyetje lidhur me këtë. Por më pas zëdhënësi i qeverisë polake sqaroi se në fakt Polonia do të vazhdonte ta ndihmonte Ukrainën me pajisje të prodhimit polak, përfshirë municion për artilerinë e rëndë Howitzer”, tha zoti Sullivan. I pyetur për mbështetjen e vendit të tij për Kievin të mërkurën, kryeministri polak Mateusz Morawiecki tha se nuk do të dërgoheshin armë të reja në Ukrainë.

“Ne nuk po transferojmë më asnjë armë në Ukrainë, sepse tani po armatosemi me armët më moderne”, tha ai për Polsat News të Polonisë. Varshava më vonë sqaroi se vazhdon të furnizojë Ukrainën me armë dhe municione, që janë pjesë e dërgesave për të cilat është rënë dakord më parë.

Polonia ka qenë deri tani një nga aleatët më të angazhuar të Ukrainës, që nga fillimi i sulmit të Rusisë në shkurt të vitit 2022. Polonia ka strehuar rreth 1.6 milionë refugjatë nga Ukraina dhe i ka dhënë Kievit mbështetje të konsiderueshme ushtarake, duke përfshirë tanke gjermane Leopard 2, tanke T-72 të epokës sovjetike dhe avionë luftarakë MiG-29. Por mosmarrëveshjet mes dy vendeve u shkaktuan nga vendimi i Polonisë, Hungarisë dhe Sllovakisë për të vendosur në mënyrë të njëanshme kufizime ndaj importeve ukrainase të grurit dhe disa produkteve të tjera bujqësore, pas vendimit të BE-së për t’i hequr ato./VOA

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI