Flash

Mitsotakis-Erdogan, pritet një marrëveshje për emigracionin

Lapsi.al 22 September 2023
Mitsotakis-Erdogan, pritet një marrëveshje për emigracionin

Përtej normalizimit të marrëdhënieve greko-turke dhe hapave të kujdesshëm që duhet të ndërmerren në këtë drejtim, imigracioni ishte, tema e diskutuar midis kryeministrit të Greqisë Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit të Tuqisë, Rexhep Tajip Erdogan, sipas Prothema.gr.

Veç kësaj, u konsiderua e pashmangshme që kjo temë të mos binte në tryezë, duke qenë se që nga korriku e deri më sot, fluksi i emigrantëve të paligjshëm drejt vendit tonë ka qenë veçanërisht i lartë dhe ata vijnë kryesisht nga Turqia, shkrujanë mediat greke.

Mitsotakis dhe Erdogan diskutuan mënyrat se si mund të ndërtonin një marrëdhënie bashkëpunimi, në mënyrë që problemi i madh i emigracionit të paligjshëm të mund të trajtohet së bashku për të marrë rezultate më të mira. Shtypi grek shkruan se “Çështja është tani që Rojet Bregdetare të Greqisë dhe Turqisë të fillojnë të bisedojnë me njëra-tjetrën, si dhe ministrat përkatës, në mënyrë që varkat me dhjetëra emigrantë të mos mbyten në det”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI