Flash

Partneri i Minaj, në arrest shtëpie pas kërcënimeve ndaj Offset

Lapsi.al 22 September 2023
Partneri i Minaj, në arrest shtëpie pas kërcënimeve ndaj

Bashkëshorti i Nicki Minaj", Kenneth Petty, u vu në arrest shtëpie pasi "kërcënoi" bashkëshortin e Cardi B, Offset.

Gjykatësi i Kalifornisë, Michael W. Fitzgerald, urdhëroi Petty të vuante deri në 120 ditë paraburgim në shtëpi, sipas dokumenteve të gjykatës të siguruara nga Page Six. Në dosje thuhet se ai , u regjistrua "duke kërcënuar një individ ndërsa ishte në shoqërinë e dikujt me precedentë penalë".

Sipas videos që qarkullon në internet nga incidenti i 16 shtatorit, bashkëshorti i Minajt dëgjohet duke kërcënuar Offset. "Planifiko tani pushimet. Më vonë do të planifikosh funeralin tënd," thotë ai në klipin viral.

Kenneth së fundmi dha një pasqyrë të mëtejshme për grindjen e tij me Offset duke ndarë mesazhet që ata kishin shkëmbyer me njëri tjetrin në Instagram. Në një nga mesazhet, reperi "Bad and Boujee",, mbrojti Cardi, duke i thënë Petty, "Ti një burrë i rritur 40 vjeçar që flet për një grua ". Offset më pas me sa duket qeshi me komentet kërcënuese të bashkëshortit të Minaj në një video.

Është e paqartë pse Petty sulmoi Offset, por gratë e tyre kanë patur debate për vite me rradhë. Dy reperet u zunë  kur morën pjesë në të njëjtin event të Javës së Modës në Nju Jork në vitin 2018.  Tensionet u rritën edhe më shumë kur u shfaqën në këngën "Motorsport" dhe Minaj e akuzoi Cardin si mosmirënjohëse.

“Cardi me të vërtetë  më lëndoi ndjenjat në intervistën  që ajo bëri pasi doli ‘Motorsport’”, tha reperja e “Barbie Dreams” gjatë një bisede me Zane Lowe të Beats 1 Radio në prill 2018. “Nëse një femër  do më ftonte për bashkëpunim, unë do isha mirënjohëse dhe do i thoja faleminderit.”/Lapsi.al

Të këshilluara

Shakira flet për Pique: Ishte prioriteti im

Shakira ka folur sërish për ndarjen nga Gerard Pique gjatë një interviste me Billboard të botuar të enjten. “Prioriteti im ishte shtëpia ime, familja ime. Un...

14:39

Rikthehet "Crossroads"

Filmi i  Britney Spears, Crossroads, do të dalë sërish në kinema, 21 vjet pas publikimit të tij fillestar. Më 23 tetor dhe 25 tetor, fansat e Spears do të mu...

13:51

Sërish akuza ndaj Lizzo-s

Lizzo është paditur sërish për një mjedis pune toksik. Padia vjen më pak se dy muaj pasi tre kërcimtare paditën fituesen e Grammy-t për ngacmim seksual Në pa...

13:27

CEO i Adidas i del në mbrojtje Kanye West

“Hebrenjtë kontrollojnë financat botërore dhe mediat” dhe “kanë shpikur cancel culture”- kjo ishte deklarata e Kanye West që “zemëroi” Adidas dhe solli prishjen...

12:29

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI