Flash

Premtimi i pambajtur i Belinda Ballukut për përfundimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Lapsi.al 22 September 2023
Premtimi i pambajtur i Belinda Ballukut për përfundimin e

Më 2 shkurt 2021, ministrja Balluku premtoi përfundimin e hekurudhës së re Tiranë-Rinas-Durrës në verën e vitit 2023. Ministrja e Infrastrukturës e bëri premtimin ditën e nënshkrimit të kontratës të njëjtën ditë. Por, papritur data e mbarimit të punimeve ndryshoi.

Më 27 tetor 2022 Edi Rama dhe Belinda Balluku i thanë presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, se hekurudha do të mbaronte në mars 2024. Ironikisht, Edi Rama gjeti dhe momentin të bëjë një batutë për vonesat e projektit nga BERZH.

Për muaj të tërë nuk pati shpjegime pse u shty projekti. Ky shpjegim do të vinte në një takim me Erion Veliajn më 27 prill të këtij viti, kur Veliaj kishte nisur fushatën për t’u rizgjedhur kryebashkiak.

I interesuar në kohë fushate për të folur për projekte që përfshijnë Tiranën, Veliaj i doli në krah Ballukut për mospërmbajtjen e afateve.

Vitet e fundit ka përmirësim në mbajtjen e afateve për projektet infrastrukturore. Megjithatë, rasti i kësaj hekurudhe bën pjesë tek projektet e shumta ku data e premtimit të përfundimit të punimeve nuk përkon me datën kur mbarojnë në të vërtetë. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI