Flash

Qëlloi me armë efektivin e policisë, 42-vjeçari dyshohet me probleme të shëndetit mendor

Lapsi.al 22 September 2023
Qëlloi me armë efektivin e policisë, 42-vjeçari dyshohet

Teksa policia është në pritje të ekspertizës mjekoligjore, Klered Bozhanaj, 42-vjeçari i arrestuar për tentativën e vrasjes së punonjësit të policisë, Edlir Alleshi është ripyetur sërish këtë të premte nga hetuesit.

Deklarimet e tij për policinë kanë ngritur edhe më shumë dyshimet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor. Kur është pyetur për rrethanat dhe motovin e ngjarjes, ai ka thënë "Jam komandant i Pentagonit".

Ngjarja është referuar në prokurori për vrasje e punonjësit të policisë e mbetur në tentativë. 42-veçari u arrestua disa orë pasi plagosi punonjësin e forcave Shqiponja. Ai u kap teksa shkoj në banesën e tij në zonën e Kinostudios. Një grup efektivësh që e mbanin nën vëzhgim banesën, ndërhynë sapo Bozhanaj ishte duke u veshur, ndërsa armën tip postoletë e kishte me fishekë në gojë.

Të këshilluara

Shpërthim i fuqishëm në veri të Mitrovicës

Një shpërthim i fuqishëm që dyshohet të jetë shok-bombë ka shqetësuar tej mase banorët e “Lagjes së boshnjakëve” në veri të Mitrovicës, e cila është e banuar me...

09:05

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI