Flash

Një hyrje e re në jetën e DiCaprio

Lapsi.al 23 September 2023
Një hyrje e re në jetën e DiCaprio

Leonardo DiCaprio ka një 'hyrje' të re në jetën e tij – dhe këtë herë gjërat po bëhen serioze. "Page Six" shkruan se 48-vjeçari është zyrtarisht në lidhje me modelen 25-vjeçare Vittoria Ceretti.

Çifti është parë në disa takime në SHBA dhe jashtë saj gjatë muajve të fundit, duke ndezur spekulime nëse po flirtonin apo mes tyre kishte lindur diçka më e madhe. Megjithatë, një burim pranë çiftit thotë se ata janë në një lidhje tanimë.

“Ata kanë kaluar mjaft kohë së bashku gjatë muajve të fundit dhe po kënaqen duke e njohur njëri-tjetrin në një nivel më të thellë,” -i ka thënë dikush pranë çiftit 'Page Six'.

DiCaprio dhe Ceretti u panë për herë të parë në publik në Ibiza, Spanjë. Ylli i "Titanic" dhe bukuroshja italiane u panë duke u puthur dhe festuar së bashku në një club.

Disa javë më pas, dyshja vendosën të shkonin në Kaliforni për një takim shumë më të qetë. DiCaprio dhe Ceretti u panë duke marrë akullore dhe kafe të ftohtë ndërsa ishin në Santa Barbara.

Një dëshmitar okular pohoi se kishte vënë re një "vibe" mes të dyve duke thënë: "Mënyra se si ata po flisnin me njëri-tjetrin. … Mund ta ndjenit energjinë.”

Të këshilluara

Shakira flet për Pique: Ishte prioriteti im

Shakira ka folur sërish për ndarjen nga Gerard Pique gjatë një interviste me Billboard të botuar të enjten. “Prioriteti im ishte shtëpia ime, familja ime. Un...

14:39

Rikthehet "Crossroads"

Filmi i  Britney Spears, Crossroads, do të dalë sërish në kinema, 21 vjet pas publikimit të tij fillestar. Më 23 tetor dhe 25 tetor, fansat e Spears do të mu...

13:51

Sërish akuza ndaj Lizzo-s

Lizzo është paditur sërish për një mjedis pune toksik. Padia vjen më pak se dy muaj pasi tre kërcimtare paditën fituesen e Grammy-t për ngacmim seksual Në pa...

13:27

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI