Flash

Norvegjia arreston ish-komandantin e Wagnerit, tentoi të kthehej në Rusi

Lapsi.al 23 September 2023
Norvegjia arreston ish-komandantin e Wagnerit, tentoi të kthehej në

Policia në Norvegji e ka arrestuar ish-komandantin e grupit mercenar Wagner, nën dyshimet se ai ka tentuar ta kalojë ilegalisht kufirin për t’u kthyer në Rusi, pasi ka kërkuar azil në Norvegji, më herët gjatë vitit.

Andrei Medvedev, i cili ka ikur nga Rusia përmes kufirit me Norvegjinë, është thënë të ketë vrapuar kur rojet kufitare ruse kanë shtënë me armë ndaj tij.

Policia e Norvegjisë ka thënë përmes një deklarate se një burrë, në të 20-at, është dërguar në mbajtje për tentimet që ta kalojë ilegalisht kufirin për në Rusi, por nuk ia ka përmendur emrin.

Kalimi i kufirit të Norvegjisë me Rusinë lejohet vetëm në disa pika.

Mirëpo, avokati i Medvedevit, Brynjulf Risnecs ka thënë se arrestimi i tij është bërë pas një keqkuptimi.

“Ai ka shkuar atje për ta gjetur vendin ku e ka kaluar kufirin në janar. Ai është ndaluar kur ka qenë në një taksi. Ai kurrë nuk i është afruar kufirit. Nuk ka qenë kurrë synimi i tij që të futet në Rusi”, ka shtuar Risnecs.

Kur ka arritur për herë të parë në Norvegji, Medvedev ka thënë se ka kërkuar azil sepse është frikësuar se mund të vritet, pasi ka dëshmuar për vrasjen dhe keqtrajtimin e të burgosurve rusë që janë dërguar në frontin e luftës në Ukrainë.

Ikja e tij në janar pati qenë kryelajm në botë, si një shembull i rrallë i dikujt që ka ikur në një shtet perëndimor, ndonëse ka pretenduar se ka luftuar për Rusinë si mercenar, në luftën në Ukrainë.

Themeluesi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin mbeti i vdekur më 23 gusht, kur një aeroplan privat, është rrëzuar në kushte të pasqaruara mirë.

Aeroplani është rrëzuar vetëm dy muaj pasi ai e ka nisur një rebelim kundër presidentit rus, Vladimir Putin në Rusi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI