Flash

Për Kombëtaren spostohet derbi i kryeqytetit: Partizani-Tirana rrezikon fushën, do të luhet pas Çekisë

Lapsi.al 23 September 2023
Për Kombëtaren spostohet derbi i kryeqytetit: Partizani-Tirana

Partizani-Tirana është një sfidë e vecantë, ndaj kërkon edhe një skenë të madhe. Nuk është rastësi vendimi që është marrë sot për ta spostuar derbin e kryeqytetit nga Arena e Demave në Air Albania, por dy dy javë para ndeshjes së kombëtares kundër Çekisë, por pas saj.

Organizimi i derbit të kryeqytetit dhe mbarëvajtja sa më e sukseshme e kësaj ndeshjeje të rëndësishme mbledhi ditën e sotme drejtuesit më të lartë të dy klubeve. Me ta ishin edhe përfaqësuesit e Policisë së Shtetit dhe drejtuesit e Departamentit të Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Lexo më tej: Superiore/ Përplasen ndjekësit, Tirana bën gasti planin e arratisë: i pafat Partizani, nga derbi në derbi

Partizani si organizator dhe klubi Tirana kanë bërë kërkesë që ndeshja Partizani-Tirana e vlefshme për javën e gjashtë të Abissnet Superiore, e planifikuar për tu luajtur më datë 26 shtator, të spostohet për datë 19 tetor 2023. Kjo do t’i japë mundësi tifozëve të shumtë të të dy klubeve ta ndjekin ndeshjen në “Air Albania Stadium”. Por data e zgjedhur është e qartë se synon të ruajë fushën për kombëtaren. Shqipëria luan një ndeshje vendimtare në 12 tetor me Republikën Çeke e për të mos rrezikuar tapetin është vendosur ky spostim, pas eliminatores dhe miqësores me Bullgarinë në 17 tetor.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI