Flash

Vjedhje me dhunë, dy të arrestuar në Durrës

Lapsi.al 23 September 2023
Vjedhje me dhunë, dy të arrestuar në Durrës

Janë identifikuar dhe arrestuar dy autorët e grabitjes së tre ditëve më parë në Durrës, të cilët i vodhën me dhunë një shtetasi, mallra me me vlerë 742 000 lekë të rinj.

Si rezultat i punës hetimore, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

A.Gj 27 vjeç, banues në Durrës dhe A.Gj. 21 vjeç, banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet e vjedhura, 2 telefona dhe automjeti i përdorur nga autorët për t’u larguar pas vjedhjes.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta 2 shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Moti, priten reshje shiu gjatë mbrëmjes

Deri në mesditë, vijon moti i kthjellët me kalime të pakta vranësirash në pjesën më të madhe të territorit por orët e pasdites sjellin vranësira më të shpeshta ...

09:06

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI