Flash

Basha nga Zall-Herri: Ku fillon ndryshimi i vërtetë që presin shqiptarët

Lapsi.al 24 September 2023
Basha nga Zall-Herri: Ku fillon ndryshimi i vërtetë që presin

Kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha, e ndali turin e tij të takimeve në Zall Herr të Tiranës, ndërsa bisedoi me fermerët e zonës, ku dëgjoi prej tyre problematikat me të cilat ata përballen çdo ditë. Mungesa e mbështetjes nga fondet e bujqësisë, mungesa e tregut dhe rënia e fuqisë blerëse, janë shqetësimet bazë të fermerëve për të cila kreu demokrat tha se marrin zgjidhje kur ti jepet fund pandëshkueshmërisë së korrupsionit në nivelet e larta.

“Kënaqësi të bashkëbisedoja me banorë të Zall Herrit në Tiranë. Ata përballen sot me vështirësi të shumta që nga mungesa e mbështetjes për bujqësinë, mungesa e tregut dhe vendeve të punës, rënia e fuqisë blerëse etj.

Edhe fondet që akordonte BE për bujqësinë u pezulluan sepse babëzia e kësaj qeverie, nuk ndalet para abuzimit edhe me lekët që jep Europa.

Qytetarë të varfër, korrupsion i lartë. Ky është realiteti sot në Shqipëri. Fundi i pandëshkueshmërisë së korrupsionit në nivelet e larta, është fillimi i fundit të tranzicionit dhe ndryshimi i vërtetë që shqiptarët presin”, – shkruan Basha në postimin e tij.

Të këshilluara

Kukës, plagoset me thikë 28-vjeçari

Një 28-vjeçar nga Kukësi është plagosur me thikë pas një konflikti të çastit, ndërsa policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij. Sakaq,...

13:55

Matteo Messina Denaro bie në koma

Ish-bosi i mafies 61-vjeçar, Matteo Messina Denaro, i cili u arrestua në Palermo janarin e kaluar, është në një gjendje kome. Lajmi është bërë i ditur nga mb...

12:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI