Flash

Detaje nga muzikali "Mean Girls"

Lapsi.al 24 September 2023
Detaje nga muzikali "Mean Girls"

Muzikali i filmit Mean Girls  i përshtatur nga komedia hit e Tina Fey-t e vitit 2004, do të shfaqet në kinema më 12 janar 2024.

Lajmi emocionues vjen vetëm pak javë përpara se fansat të festojnë  3 Tetor, një referencë  nga filmi i vitit 2004, në të cilin protagonistja Cady Heron i tregon Aaron Samuels ise çfarë dite është. “Është 3 tetor”, përgjigjet ajo.

Projekti  përfshin Angourie Rice si Cady Heron, fillimisht e luajtur nga Lindsay Lohan në 2004. Asaj i bashkohen Reneé Rapp, Auli'i Cravalho, Jaquel Spivey, Tina Fey, Tim Meadows, Jenna Fischer, Busy Philipps, Avantika, Mahi Alam, Christopher Briney, Bebe Wood, Ashley Park, Connor Ratliff dhe Jon Hamm.

Në maj, Rice i tha ET se "kaloi kohën më të mirë" duke bërë filmin, i cili kishte përfunduar së fundmi xhirimet.

Ajo gjithashtu shtoi se Cady Heron e saj do të jetë paksa ndryshe nga ajo e Lohan. "Unë mendoj se sido që të ndodhë, asnjëherë dy njerëz  do të bëjnë të njëjtën gjë në të njëjtën mënyrë. Kështu që unë mendoj se sido që të jetë, do të jetë ndryshe," tha ajo. "Edhe nëse keni dy aktorë në një dhomë për të thënë saktësisht të njëjtin fjalim, thjesht do të jetë ndryshe."/Lapsi.al

 

Të këshilluara

Një hyrje e re në jetën e DiCaprio

Leonardo DiCaprio ka një 'hyrje' të re në jetën e tij – dhe këtë herë gjërat po bëhen serioze. "Page Six" shkruan se 48-vjeçari është zyrtarisht në lidhje me mo...

10:03

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI