Flash

Leonardo DiCaprio në një lidhje me Vittoria Ceretti

Lapsi.al 24 September 2023
Leonardo DiCaprio në një lidhje me Vittoria Ceretti

Leonardo DiCaprio thuhet se është në një lidhje me modelen 25-vjeçare Vittoria Ceretti.

Çifti është parë në disa takime në SHBA gjatë muajve të fundit, duke ndezur spekulime nëse ata po kalonin një flirt veror. Megjithatë, një burim pranë çiftit ka zbuluar se dyshja se janë në një lidhje. “Ata kanë kaluar mjaft kohë së bashku gjatë muajve të fundit dhe po kënaqen duke e njohur njëri-tjetrin në një nivel më të thellë,” ndau burimi i brendshëm.

DiCaprio dhe Ceretti u panë për herë të parë në publik gjatë një daljeje në klub në Ibiza, Spanjë, më 9 gusht. Disa javë më pas ata u fotografuan duke marrë akullore dhe kafe të ftohtë ndërsa ishin në Santa Barbara. Një dëshmitar okular pohoi se kishte vënë re një "vibe" mes të dyve, "Mënyra se si ata po flisnin me njëri-tjetrin. … Mund ta ndjenit energjinë.”

Modelja ka qenë e martuar më parë me DJ nga Nju Jorku Matteo Milleri. DiCaprio, nga ana e tij, ishte për herë të fundit në një lidhje afatgjatë me aktoren Camila Morrone, por ata u ndanë në gusht 2022 pas katër vitesh së bashku.

Leo ka një reputacion prej kohësh që takohet vetëm me femra nën moshën 25 vjeç. Por burime pranë aktorit të Killers of the Flower Moon thonë se ai mund të ketë gjetur të duhurën , pasi  është shumë "i lidhur" me Vittoria dhe e quan atë "të dashurën e tij"./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Një hyrje e re në jetën e DiCaprio

Leonardo DiCaprio ka një 'hyrje' të re në jetën e tij – dhe këtë herë gjërat po bëhen serioze. "Page Six" shkruan se 48-vjeçari është zyrtarisht në lidhje me mo...

10:03

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI