Flash

Sassuolo-Juventus, Berardi e faulli i polemikave: dizenjatori Rocchi kërkon të mbrojë arbitrin Colombo

Lapsi.al 24 September 2023
Sassuolo-Juventus, Berardi e faulli i polemikave: dizenjatori Rocchi kërkon

Asnjë episod arbitrimi nuk do të fshijë gabimet skandaloze të Gatti e Szczesny në humbjen e Juventus në Reggio Emilia. E megjithatë, një pikëpyetje e madhe, shumë e madhe, mbetet për ndeshjen e djeshme. A ishte për karton të kuq ndërhyrja e Domenico Berardi ndaj Gleison Bremer? Në minutën e 13' të pjesës së dytë sulmuesi i Sassuolos ndërhyri rrezikshëm mbi mbrojtësin brazilian. Takat janë të ekspozuara dhe goditja ndodh në një pikë mjaft të lartë të këmbës. E megjithatë arbitri Andrea Colombo zgjodhi për kartonin e verdhë, duke mos u paralajmëruar nga arbitri i VAR Fabbri për një rishikim të mundshëm të monitorit.

Është e qartë se goditja e Berardi është e pavullnetshme, por rreziku i ndërhyrjes është shumë i madh. E kjo është arsyeja pse shumica e tifozëve të Juventus në rrjetet sociale kanë rezerva. Duke mos mohuar negativitetin ekstrem të paraqitjes së ekipit të Allegrit, ata pyesin se si do të kishte shkuar një ndeshje në epërsi numerike për mbi tridhjetë minuta, me Sassuolo në avantazh të vetëm një goli.

Lexo më tej: Video/ Juventus horror! Szczesny e Gatti bëjnë të pa imagjinueshmet, Sassuolo fiton 4-2

Mbetet për t'u parë se si do ta vlerësojë dizenjatori i arbitrave Rocchi këtë zgjedhje të kryesorit Colombo. Sipas Corriere dello Sport ai do të mbrojë bilbilin e tij me të gjitha forcat. Edhe pse precedent është episodi në lidhje me gjyqtarin Aureliano. Ai së fundi u ndalua për një karton të kuq të paqartë në Catanzaro- Parma.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI