Flash

Tension në Beograd/ Petkoviç anulon konferencën për shtyp, pritet të flasë Vuçiç

Lapsi.al 24 September 2023
Tension në Beograd/ Petkoviç anulon konferencën për shtyp,

Ngjarjet në veri të Kosovës kanë shkaktuar tension në Beograd. Mediat serbe njoftojnë se është anuluar konferenca për media e drejtorit të Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, e cila u paralajmërua për orën 14:00 dhe u shty disa herë.

Sipas të njëjtave burime presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka njoftuar se do t'u drejtohet mediave. Lajmin e dha zyra e tij.

Siç theksohet në njoftim, presidenti Vuçiç në fjalimin e tij para publikut do t'i "zhbëjë të gjitha gënjeshtrat dhe shakatë e Albin Kurtit". Në Beograd pretendohet se qeveria e Kosovës është krijues i kaosit në veri të vendit.

Herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskë afër Leposaviqit ka ndodhur një incident ku një pjesëtar i policisë së Kosovës është vrarë dhe një tjetër është plagosur nga një grup i armatosur. Kryeministri Kurti akuzoi Beogradin zyrtar për financimin dhe drejtimin e këtyre sulmeve. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI