Flash

Video/ Kritikoi Neymar: Jorge Jesus rrezikon shkarkimin nga Al Hilal

Lapsi.al 24 September 2023
Video/ Kritikoi Neymar: Jorge Jesus rrezikon shkarkimin nga Al Hilal
Arabia Saudite po mbledh kampionët e mëdhenj të futbollit, me zhurmë milionash, por ata që janë në rrezik nga ky bum i madh lojtarësh janë trajnerët. Të komandosh ata që vijnë të paguhen me çmendurira e prezantohen nga vetë shteti si ambasadorë të Arabisë Saduite bëhet e pamundur. E kishte kuptuar Rudi Garcia dhe po e kupton Jorge Jesus. Neymar zhgënjeu në ndeshjen e Kupës në të cilën Al-Hilal nuk shkoi përtej barazimit 1-1. Trajneri Jorge Jesus pati një konfrontim të ashpër me brazilianin pas ndeshjes, por tani rrezikon të shkarkohet për shkak të O'Ney. Paraqitja e Neymar në ndeshjen e Champions League aziatike la për të dëshiruar. Al Hilal luante kundër Navbahor Namangan dhe duhej të ishte një shëtitje për sauditët. E megjithatë, ndeshja përfundoi 1-1 dhe braziliani ishte ndër më të dobëtit në fushë. Mes pasimeve të gabuara, driblimeve të dështuara dhe golave të humbur, nuk dukej sikur ishte në fushë golashënuesi rekord i kombëtares braziliane. Neymar dukej një lojtar jashtë formë dhe i pa motivuar më. Ish-sulmuesi i PSG-së rrezikoi edhe një karton të kuq duke e goditur topin ndaj një kundërshtari në tokë.

TEKNIKU I NERVOZUAR, TEKNIKU I RREZIKUAR

Trajneri i Al Hilal, Jorge Jesus nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e lojtarit të tij. Të dy ata patën një konfrontim të ndezur në dhomën e zhveshjes. Por kjo përplasje nuk i ka sjellë asnjë dobi trajnerit. Tani Neymar është duke kërkuar me forcë shkarkimin e tij dhe me shumë gjasa do ta detyrojë Al Hilal ta bëjë. Një situatë e parë tashmë edhe me Cristiano Ronaldo te Al Nassr. Rudi Garcia humbi vendin në pankinë pikërisht për shkak të portugezit. Është e qartë se për sauditët është më e rëndësishme të kenë një Neymar ose CR7 të lumtur sesa një trajner të besueshëm. Trajneri nuk krijon imazh, lojtarët po.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI