Flash

Video/ Luftime e tymuese në Ajax-Feyenoord: "Klassieker" u ndërpre, tifozët vendas shkatërrojnë stadiumin

Lapsi.al 24 September 2023
Video/ Luftime e tymuese në Ajax-Feyenoord: "Klassieker" u
Krizë e paprecedentë te Ajax. Nuk mjaftoi fillimi më i keq i kampionatit që nga viti 1965. Në humbje 3-0 pas 37 minutash në shtëpi ndaj Feyenoord, turma në Johan Cruyff Arena vendosi të protestojë në mënyrën më të keqe. Tifozët e Shigjetarëve bënë që ndeshja të ndërpritet, duke hedhur flakadanë dhe bomba tymi në fushë. Në minutën e 20' të ndeshjes, Gimenez shënoi dy herë dhe Feyenoord kaloi në avantazh 2-0. Në minutën e 37' erdhi goli i tretë, i shënuar nga Paxaio. Tifozët e Ajax nuk e pranuan dot poshtërimin dhe ndërhynë. Nga ultrasit vendas u hodhën bomba tymi, lojtarët vrapuan menjëherë për t'u mbrojtur dhe arbitri pezulloi ndeshjen. Intervali nuk shërben për të shuar zemërimin e tifozëve të Ajax, të cilët në vend që të qetësohen vendosin që ndeshja të mos marrë fundin e natyrshëm. Kështu, pjesa e dytë nisi në një klimë thuajse surreale, tensioni elektrizues, që pak më pas çoi në akte dhune të paprecedentë. Akte shkatërrimi dhe vandalizmi brenda stadiumit, deri në përplasjen trup më trup me policinë. Forcat e rendit duhej të përdornin forcën dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë tifozët. Protestat e tifozëve kishin në thelb paraqitjen e përgjithshme të Ajax dhe jo vetëm rezultatin ndaj Feyenoord. Në prag të Klassieker, Shigjetarët ishin pesë pikë larg, në mesin e tabelës -7 nga PSV, në krye të Eredivisie. Një ecuri që ka parë ekipin e Maurice Steijn të fitojë vetëm një herë që nga fillimi i kampionatit, ndaj Heracles, në mes të gushtit. Kaq ka mjaftuar për të shfrenuar zemërimin e tifozëve pas rezultatit 0-3 të arritur as pas një gjysme ore lojë ndaj Feyenoord. Tashmë ndaj Ajax priten masa të rënda disiplinore, për shkak të sjelljes së mbështetësve të tyre.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI