Flash

Vlahovic, zëvendësim me polemika: përplasje verbale me teknikun Allegri

Lapsi.al 24 September 2023
Vlahovic, zëvendësim me polemika: përplasje verbale me teknikun

Sassuolo-Juventus ishte një ndeshje plot kthesa por edhe shumë e tensionuar. Në ndeshjen në të cilën gafat skandaloze të portierit Szczesny dhe qendërmbrojtësit Gatti errësuan mungesën e kartonit të kuq për sulmuesin e Sassuolos Berardi, nuk kaloi pa vëmendje zëvendësimi i Dusan Vlahovic. Pikërisht momenti i thirrjes në pankinë të sulmuesit serb, pa protagonistë Vlahovic dhe vetë teknikun Allegri.

ZËVENDËSIMI I POLEMIKAVE

Në minutën e 76' të ndeshjes mes Sassuolo e Juventus, me bardhezinjtë që humbisnin 2-1, Massimiliano Allegri vendosi zëvendësim në sulm. Dusan Vlahovic u thirr të dilte nga fusha, ndëra gati të futej ishte Moise Kean. Një zëvendësim i papritur edhe për rezultatin që ishte ndeshja. Serbi nuk e priti mirë zëvendësimin dhe sapo doli nga fusha shfaqi zhgënjimin e tij.

Lexo më tej: Sassuolo-Juventus, Berardi e faulli i polemikave: dizenjatori Rocchi kërkon të mbrojë arbitrin Colombo

PËRGJIGJA E TEKNIKUT ALLEGRI

Siç është raportuar nga gazetari i DAZN-it, sulmuesi ka thënë ndonjë fjalë më shumë drejt trajnerit. Vlahovic i ka kërkuar shpjegime për lëvizjen e bërë, kur skuadra kërkonte të ndryshonte rezultatin. Allegri e thirri për ta sqaruar, por serbi, dukshëm i errët në fytyrë, dukej se nuk ishte fare i bindur nga motivet e trajnerit. Një përplasje në kohën e gabuar, kur serbi u kthye goleadori i kohëve të arta e tani që Juventus duhet të ngrihet pas humbjes së shëmtuar 4-2 me Sassuolo.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI