Flash

Aksident në Elbasan

Një aksident rrugor është regjistruar në qendër të qytetit të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur me një...

20:04

Adele nxit sërish aludimet se është martuar me Rich Paul

Lapsi.al 25 September 2023
Adele nxit sërish aludimet se është martuar me Rich Paul

Adele ka nxitur së fundmi aludimet se është martuar me partnerin e saj, Rich Paul.

Këngëtarja britanike e quajti veten "gruaja" e Rich-it teksa foli para publikut. Ajo tha: “Unë nuk jam gruaja më e mirë kur bëhet fjalë për futbollin”. Komenti i Adele vjen vetëm disa javë pasi ajo iu referua Rich si "burri" i saj në një nga shfaqjet e tjera të saj të rezidencës në Las Vegas.

Këngëtarja  e quajti Rich-in “burrin” e saj pasi një fans në audiencë i kërkoi të martohej me të. Ajo tha: "Nuk mund të martohesh me mua. Unë jam hetero e dashur dhe burri im është këtu."

Më pas fansi iu përgjigj: "A mund ta provojmë?" Adele  u përgjigj dhe tha: "Jo, nuk dua ta provoj. Unë jam me Rich. Ti je e çmendur, më lër të qetë".

Adele dhe Rich janë në lidhje për rreth dy vjet. Dyshja konfirmoi lidhjen e tyre në korrik 2021, pasi u fotografuan në një lojë NBA së bashku.

Adele ka folur më parë me Oprah për lidhjen e tyre , gjatë speciales  Adele One Night Only 2022, ku tregoi  si ajo dhe Rich u takuan. Ajo zbuloi: “E takova në një festë ditëlindjeje, ishim në pistën e kërcimit.

"Dhe pastaj u takuam disa vjet më vonë. Ne dolëm për darkë pune dhe ai tha se ishte një takim dhe unë jam si "Takim biznesi apo jo?"/Lapsi.al

Të këshilluara

Sophia Loren shtrohet në spital

Sophia Loren thuhet se u shtrua në spital gjatë fundjavës. Aktorja i është nënshtruar një operacioni urgjent të dielën pasi pësoi lëndime teksa u rrëzua në s...

14:33

Miley Cyrus rikthehet 10 vite pas

Ylli i ‘pop-it’ Miley Cyrus ka rikthyer ‘look-un’ e para 10 viteve dhe duket një yll. Në disa foto të postuara në rrjete sociale Miley shfaqet me flokët kaf të ...

16:34

Detaje nga muzikali "Mean Girls"

Muzikali i filmit Mean Girls  i përshtatur nga komedia hit e Tina Fey-t e vitit 2004, do të shfaqet në kinema më 12 janar 2024. Lajmi emocionues vjen vetëm p...

15:34

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI