Flash

Chelsea, tjetër humbje e asnjë gol: kompania e famshme zinxhir e picave bën talljen epike

Lapsi.al 25 September 2023
Chelsea, tjetër humbje e asnjë gol: kompania e famshme zinxhir e

Pesë pikë në gjashtë ndeshje kampionat, e tashmë është një stuhi e vërtetë ajo që përplaset mbi Chelsea. Menaxhimi i teknikut Pochettino nuk kanë sjellë kthesën e shumëpritur, përkundrazi. Shifrat e sulmit të Blues, pavarësisht 462 milionë eurove të shpenzuara në merkaton e verës, janë të tmerrshme. Zero gola të shënuar këtë muaj dhe situata u përkeqësua dje pas humbjes në shtëpi ndaj Aston Villa. Ai që vendosi sfidën ishte Watkins por tallja epike ka ardhur nga një kompani zinxhir picash Domino's Pizza.

Lexo më tej: Video/ Në fushë gati një vit nga dëmtimi: debuton Broja, Chelsea humbet me 10 lojtarë. Liverpool i dyti

Madje, në rrjetet sociale, rrjeti i njohur i picave, me profilin anglez, e komentuar kështu postimin e klubit londinez. Chelsea njoftonte golin e miqve në Stamford Bridge, e tallja erdhi e menjëhershme: “Kemi dorëzuar 825.609 pica që nga hera e fundit që shënoi Chelsea”. Ishte pikërisht data 30 gusht. 2-1 ndaj Wimbledon në një ndeshje të vlefshme për Kupën e Ligës. Ka kaluar gati një muaj nga ajo ditë. Shifra rekord, natyrisht negativ, për Blues, të cilët në vitin 2023 nuk kanë shënuar në 13 ndeshje, më shumë se çdo ekip tjetër. Nuk ka shërbyer për të ndryshuar situatën as kthimi pas gati një viti mungesë i Armando Brojës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI