Flash

Dalin PAMJET/ Si u arratisën serbët nga manastiri i Banjskës

Lapsi.al 25 September 2023
Dalin PAMJET/ Si u arratisën serbët nga manastiri i Banjskës

Janë publikuar pamjet që tregojnë momentin kur grupi i serbëve të armatosur arriti të arratiset nga manastiri i Banjskës të Zveçanit pas rrethimit nga policia e Kosovës.

Pamjet nga droni tregojnë agresorët teksa ecin maleve si dhe brenda mureve të manastirit. Nga përplasjet humbi jetën efektivi shqiptar Afrim Bunjaku si dhe 3 agresorë serbë ndërsa 2 të tjerë u kapën të plagosur dhe 6 të tjerë janë arrestuar.  

Rreth 30 persona me uniforma dhe të maskuar shihen teksa lëvizin në manastir pak orë pasi kishin qëlluar për vdekje policin Afrim Bunjaku në këtë fshat. Autoritetet e Kosovës thanë se është kapur edhe një arsenal armësh.

Mediat serbe raportuan se disa sulmues po trajtohen në spitalet e Serbisë. Pamjet janë publikuar nga agjencia prestigjioze “Associated Press” mbrëmjen e kësaj të hëne duke u shprehur se materialin e ka marrë nga Qeverisë së Kosovës. /Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI