Flash

E hoqën për Longon e rithirrën pas Longos: Martini, rikthimi i pestë te Teuta

Lapsi.al 25 September 2023
E hoqën për Longon e rithirrën pas Longos: Martini, rikthimi i

Edi Martini është trajneri i ri i Teutës. Tekniku shkodran do të zëvendësojë italianin Diego Longo, në pankinën durrësake. Një paradoks në fakt po të mendosh që drejtuesit e klubit e hoqën për ti hapur vend italianit dhe tani e rithërrasin pas pak muajsh të zëvendësojë atë që e zëvendësoi. Me shumë mundësi askush nga tifozët e Teutës nuk është habitur nga kjo lëvizje, duke qenë se Martini rikthehet në Durrës për herë të pestë në karrierë.

????̈?????? EDI MARTINI!

Sot në ambientin e stadiumit "Niko Dovana" KF Teuta ka arritur marrëveshje me trajnerin Edi Martini. KF Teuta i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër , duke i dëshiruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë. #forcateuta

Një komunikatë e thjeshtë, për të njoftuar se në ndeshjen e mesjavës Teuta do të ketë një trajner në pankinë. Edi Martini duhet tashmë t'i japë shkundje një skuadre që ka vetëm 4 pikë në 5 javët e para. Në fakt, tekniku ka parë situata edhe më të këqija, madje edhe kur ka qenë vetë në krye të skuadrës durrsake nga fillimi. Në fund, objektivi është arritur gjithnjë, ndaj ndoshta te Teuta kanë shpejtuar ta rimarrin në Niko Dovana.

Lexo më tej: Shkarkohet edhe trajneri i tretë në pesë javë kampionat: Teuta i jep duart italianit Diego Longo

HERA E PESTË...

Martini arriti të fitojë me Teutën titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë, por këto kohë duken disi larg, duke parë formën e skuadrës. Gjithësesi, Martini është ulur sërisht në pankinën nga ku u largua vetëm pak muaj më parë.

Për Martinin do të jetë hera e pestë që merr drejtimin e Teutës në karrierën e tij. Martini ka zhvilluar sot stërvitjen e parë me skuadrën, ndërsa debutimin do të ketë në ndeshjen kundër Kukësit, që ndodhet gjithashtu në zonat e ulëta të klasifikimit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI