Flash

Furgoni i pret rrugën kamionit, aksident në aksin Lushnje-Fier

Lapsi.al 25 September 2023
Furgoni i pret rrugën kamionit, aksident në aksin Lushnje-Fier

Një kamion është përfshirë në një aksident në autostradën Lushnjë-Fier.

Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Rrapëz.

Sipas informacioneve të marra në vendngjarje, kamioni i cili udhëtonte nga Lushnja për në Fier, i është prerë rruga nga një furgon i cili po dilte në rrugë pa vënë re kamionin.

Në këtë moment drejtuesi i kamionit ka bërë një manovër për të shmangur përplasjen fatale, por është përplasur me trafik ndarëse dhe disa shtylla në anë të rrugës.

Si pasojë e këtij aksidenti kamioni pësoi dëme të mëdha, ndërsa fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz.

Më pas ishte ndërhyrja e policisë ajo që normalizoi trafikun e krijuar pasi kamioni bllokoi gati të dy karrexhatat.

Policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e furgonit për zbardhjen e plotë të aksident.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI