Flash

Gjeste zemërimi e pakënaqësie, Garcia përplaset me Osimhen: nigeriani kërkon falje para shokëve të skuadrës

Lapsi.al 25 September 2023
Gjeste zemërimi e pakënaqësie, Garcia përplaset me Osimhen:

Nervozizmi te Napoli, në fund të ndeshjes në Bolonja, është deri diku i kuptueshëm. Protagonistët pastaj të përplasjes janë të pazakontë. Trajneri, Rudi Garcia, hoqi fillimisht Khvicha Kvaratskhelia nga fusha dhe më pas edhe Victor Osimhen. Nigeriani nervoz se kishte humbur një penallti nuk e fshehu faktin se nuk i pëlqeu vendimi i trajnerit. Osimhen ngriti dy gishtat si për të thënë 'mund të kishim mbetur me dy sulmues në fushë'. Para se të ulej në stol, nigeriani bëri një tjetër gjest zemërimi.

Formalisht "çështja" është mbyllur. Nën presion, nigeriani ka kërkuar falje që në dhomat e zhveshjes në Dall'Ara. Sot ka mbërritur edhe përgjigja e Osimhen në Castel Volturno, pas një nate reflektimi dhe analize. Sulmuesi ka dashur të qartësojë dhe të bëjë autokritikë para teknikut Rudi Garcia dhe shokëve të tij, pas shpërthimit publik që ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes. Askujt ndoshta nuk i pëlqen të zëvendësohet, por goleadori i Napolit nuk e fshehu. Klubi ka marrë parasysh ndjesën e tij dhe nuk do ta gjobisë nigerianin.

Lexo më tej: De Laurentiis tallet me Al Hilal: "Për 200 milionë blini një këmbë të Osimhen"

Fjalët dhe gjestet e djeshme në Bolonja, me Osimhen që shfaqi gjithë pakënaqësinë e tij, nuk i kishin pëlqyer jo vetëm Garcias: "Nuk është mirë kështu, kam folur tashmë me të në dhomat e zhveshjes", tha trajneri pas ndeshjes. Të njëjtin mendim me trajnerin kanë edhe shokët e skuadrës, me kapitenin Di Lorenzo që foli për “qëndrime të kota”. Prandaj sqarimi i sotëm ishte i nevojshëm. Rasti mund të thuhet se është mbyllur, por tani duhet një reagim në terren. Ndeshja e duhur është ajo ndaj Udinese të mërkurën.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI