Flash

Kurti: Serbia të mbajë përgjegjësi për sulmin ndaj policisë së Kosovës

Lapsi.al 25 September 2023
Kurti: Serbia të mbajë përgjegjësi për sulmin ndaj
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Serbinë për sponsorizimin e sulmeve terroriste të së dielës në territorin e Kosovës. Përmes një postimi në rrjetin social X, kreu i qeverisë së Kosovës ka publikuar llojet e armëve të gjetura në Banjskë teksa ka bërë thirrje që shteti serb të mbajë përgjegjësi për "sponsorizimin e dhunës terroriste në territorin e Kosovës". “Këto armë dhe pajisje të nivelit ushtarak – të sekuestruara në operacionin antiterror të Policisë së Kosovës pas sulmit të djeshëm – nuk lënë vend për dyshim: autorët s'vepruan të vetëm, por me mbështetjen e shtetit. Serbia duhet të mbajë plotësisht përgjegjësinë për sponsorizimin e dhunës terroriste në territorin e Kosovës” – shkroi Kurti në X. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI