Flash

Lista Serbe kërkon vendosjen e KFOR dhe EULEX në veri të Kosovës

Lapsi.al 25 September 2023
Lista Serbe kërkon vendosjen e KFOR dhe EULEX në veri të

Lista Serbe ka reaguar pas sulmit terrorist që nisi me vrasjen e policit shqiptar Afrim Bunjaku dhe ekzekutimin e 4 serbëve të armatosur. Lista Serbe ngushëlloi familjet e të vrarëve dhe tha se dy prej tyre u vranë pasi ishin dorëzuar.

“Kërkojmë hetim për vrasjen e së paku dy serbëve, që u vranë me gjakftohtësi edhe pse u dorëzuan. Pyesim bashkësinë ndërkombëtare pse EULEX-i nuk mori pjesë në operacion, por vetëm policia e [kryeministri i Kosovës, Albin] Kurtit?”, tha Lista Serbe pa ofruar dëshmi për të mbështetur këto pretendime.

Kjo parti, që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, bëri thirrje për vendosjen e KFOR dhe EULEX në veri.

“Në këtë drejtim kemi nevojë urgjente që KFOR-i dhe EULEX-i të vendosen në veri për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejmë të situatës dhe për të parandaluar abuzimet politike të kësaj ngjarje tragjike”, tha Lista Serbe.

Sipas ministrit të brendshëm, Xhelal Zveçla një nga të dyshuarit që mori pjesë në operacion është Milan Radojçiç, numri dy i Listës Serbe. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka përshkuar sulmuesit e armatosur si “një njësi e organizuar profesionale, që ka ardhur për të luftuar në Kosovë”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se personat e armatosur ishin serbë lokalë të Kosovës, “të cilët nuk mund të vuanin më terrorin e Kurtit”.

Vuçiq e dënoi vrasjen e policit të Kosovës, duke thënë se ajo “nuk mund të justifikohet”, por mohoi se Beogradi kishte ndonjë lidhje me sulmin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI