Flash

Mediat e Kosovës: Në Banjskë u plagos edhe Milan Radojiçiç i njohur si “Zoti i veriut”

Lapsi.al 25 September 2023
Mediat e Kosovës: Në Banjskë u plagos edhe Milan

Në përplasjen me armë në Banjskë është plagosur edhe Milan Radojiçiç. Këtë lajm japin mediat e Kosovës. Indeksonline raporton nga burime të saj se ai tashmë gjendet për trajtim në spitalin ushtarak në Beograd. Sipas të njëjtave burime, një pavion i tërë i spitalit është bllokuar për kujdesin e tij dhe besohet se është jashtë rrezikut për jetën. Dokumente të tij u gjetën edhe në makinat e sekuestruara. 

Milan Radojiçiç është një emër i njohur në Kosovë dhe jo vetëm. Emri i tij është i lidhur me shumë ngjarje në veri të Mitrovicës e madje edhe me vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanovic. Radojicic është i afërt i Zvonko Veselinovic, të njohur si “babai i urës së Ibrit”. Ishte ky i fundit që vendoste për heqjen ose jo të barrikadës mbi urën e Ibrit.

Me largimin e tij në Beograd ai ia la pushtetin Milan Radojiçiç, që nga disa serbë ai quhet “Zoti i veriut” ndërsa nuk mungojnë edhe akuzat për lidhje të tij me mafian serbe. Ai ka një ndikim të fortë tek Lista Serbe si dhe në radhët e policisë në pjesën e veriut të Kosovës. Radojicic është raportuar si blerësi i votave të romëve të Mitrovicës për Aleksandar Vucic.

Radojicic është akuzuar si frymëzues i djegies së makinave që ndërronin targat në veri. Emri i tij ka dalë edhe në sulmin me granata ndaj shtëpive të dy serbëve vetëm pse ishin bërë pjesë e FSK-së. Radojicic ishte përfshirë edhe në një sulm ndaj ish-koordinatorit serb për dialogun, Borko Stefanovic, në një kafene në veri ku kishte marrë pjesë edhe Edita Tahiri. Radojiçiç është prej kohësh në kërkim nga autoritetet e Kosovës dhe i futur në "listën e zezë" të SHBA. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI