Flash

Aksident në Elbasan

Një aksident rrugor është regjistruar në qendër të qytetit të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur me një...

20:04

Sophia Loren shtrohet në spital

Lapsi.al 25 September 2023
Sophia Loren shtrohet në spital

Sophia Loren thuhet se u shtrua në spital gjatë fundjavës.

Aktorja i është nënshtruar një operacioni urgjent të dielën pasi pësoi lëndime teksa u rrëzua në shtëpinë e saj në Zvicër.

Fituesja e Oskarit sipas disa burimeve ka pësuar disa fraktura në incident, duke përfshirë një në femurin e saj që thuhet se kishte nevojë për operacion. Burimet shtuan për median se djemtë e saj Carlo dhe Edoardo janë pranë saj në spital.

Lajmi u nda edhe nga zinxhiri i restoranteve me emrin e saj, me ekipin që qëndron pas sipërmarrjes që ka lëshuar një deklaratë në Instagram. Aty shkruhej: "Një rënie në shtëpinë e saj në Gjenevë sot i shkaktoi zonjës Loren fraktura të ijeve".

Më tej thuhet se Sophia tani do të përjetojë një "periudhë të shkurtër rikuperimi". Deklarata vazhdoi: "E operuar me një rezultat pozitiv, ajo tani do të duhet të vëzhgojë një periudhë të shkurtër rikuperimi dhe të ndjekë rrugën drejt rehabilitimit".

Deklarata në platformë përfundonte: "Fatmirësisht gjithçka shkoi për mirë dhe Sophia do të kthehet me ne shumë shpejt. I gjithë ekipi i restorantit Sophia Loren shfrytëzon rastin për t'i uruar asaj një shërim të shpejtë."

Karriera prej dekadash e Sofisë në industrinë e aktrimit filloi në Itali. Më pas ajo pati një rol udhëheqës në projekte ndërkombëtare si The Pride and the Passion (1957), Desire Under the Elms (1958) dhe Houseboat (1958).

Ajo mori një çmim Oscar për interpretimin e saj në filmin Two Women (1961). Vlerësime të tjera në karrierën e saj përfshinin çmimin e nderit të Akademisë për arritjet e jetës në 1991 dhe një çmim BAFTA./Lapsi.al

Të këshilluara

Miley Cyrus rikthehet 10 vite pas

Ylli i ‘pop-it’ Miley Cyrus ka rikthyer ‘look-un’ e para 10 viteve dhe duket një yll. Në disa foto të postuara në rrjete sociale Miley shfaqet me flokët kaf të ...

16:34

Detaje nga muzikali "Mean Girls"

Muzikali i filmit Mean Girls  i përshtatur nga komedia hit e Tina Fey-t e vitit 2004, do të shfaqet në kinema më 12 janar 2024. Lajmi emocionues vjen vetëm p...

15:34

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI