Flash

Aksident në Elbasan

Një aksident rrugor është regjistruar në qendër të qytetit të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur me një...

20:04

Taylor Swift shihet në publik me Travis Kelce

Lapsi.al 25 September 2023
Taylor Swift shihet në publik me Travis Kelce

Taylor Swift dhe Travis Kelce zyrtarisht po kalojnë kohë së bashku.

Këngëtarja e "Lavender Haze" u kap në video duke u larguar bashkë me Kelce nga stadiumi Arrowhead në Kansas City, Misuri. Ndërsa të dy po ecnin së bashku , Swift buzëqeshi para kamerës dhe u shfaq duke thënë "mirupafshim".

Swift ishte pjesë e turmës që brohoriste për Chiefs në ndeshjen e tyre kundër Chicago Bears të dielën. Ajo ndoqi ndeshjen me nënën e atletit, Donna Kelce. Dyshja u fotografuan të ulur  duke biseduar dhe duke qeshur së bashku gjatë gjithë lojës.

Paraqitja e Swift-it në stadium vjen vetëm disa ditë pasi Kelce e ftoi atë të merrte pjesë në lojë teksa shfaqej në podkastin e The Pat McAfee Show. Një burim i tha PEOPLE se sapo Swift dëgjoi për ftesën, pranoi menjëherë.

“Taylor është shumë e përqendruar te puna tani ”, tha burimi. “Por, Travis e ftoi atë dhe sigurisht ajo tha ‘po’”. “Ajo thjesht mendoi se ishte një mënyrë fantastike për të kaluar të dielën”, shtoi burimi.

Në podcast , prezantuesi Pat McAfee e pyeti Kelcen nëse donte të adresonte thashethemet se ai është i lidhur me artisten.

Megjithëse ai nuk konfirmoi asgjë në atë kohë, ai e ftoi në ndeshjen e tij."Të kam parë  në Arrowhead ," i tha ai McAfee, sikur t'i fliste drejtpërdrejt këngëtares. "Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen e afërt," shtoi Travis./Lapsi.al

Të këshilluara

Miley Cyrus rikthehet 10 vite pas

Ylli i ‘pop-it’ Miley Cyrus ka rikthyer ‘look-un’ e para 10 viteve dhe duket një yll. Në disa foto të postuara në rrjete sociale Miley shfaqet me flokët kaf të ...

16:34

Detaje nga muzikali "Mean Girls"

Muzikali i filmit Mean Girls  i përshtatur nga komedia hit e Tina Fey-t e vitit 2004, do të shfaqet në kinema më 12 janar 2024. Lajmi emocionues vjen vetëm p...

15:34

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI