Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Zjarret në Tepelenë, arrestohet një person, dy të tjerë nën hetim

Lapsi.al 25 September 2023
Zjarret në Tepelenë, arrestohet një person, dy të tjerë

Një person ka rënë në prangat e policisë së Tepelenës dhe dy të tjerë janë vënë në hetim për zjarret e rëna në fshatrat Dorëz, Turan dhe Dhëmblan. Sipas policisë këta shtetas akuzohen se kanë ndezur zjarre në këto fshatra.

Policia thekson si i arrestuar është një 48-vjeçar banues në fshatin Sinanaj, Tepelenë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për hapjen e kullotës, në fshatin Dorëz, Tepelenë dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e madhe kullote me bimësi të egër.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për një 59-vjeçar banues në fshatin Turan, Tepelenë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Bregu i Gjodhimës”, në fshatin Turan dhe një 50 vjeçar, banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Dafina”, në fshatin Dhëmblan.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI