Flash

Ariana Grande shfaqet në publik me Ethan Slater

Lapsi.al 26 September 2023
Ariana Grande shfaqet në publik me Ethan Slater

Ariana Grande dhe Ethan Slater janë shfaqur në publik së bashku pas polemikave.

Çifti u pa  teksa po shëtiste nëpër Disneyland të premten mbrëma, sipas fotove të marra nga blogu i famshëm Deuxmoi. Dyshja, fytyrat e të cilëve nuk mund të shihen, u fotografuan nga pas teksa prisnin një udhëtim.

Dalja erdhi më pak se një javë pasi artistja bëri kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj i larguar, Dalton Gomez, pas dy vitesh martesë.

Sipas dosjeve, Grande kërkoi që të respektohej marrëveshja e tyre paramartesore. Ajo gjithashtu dëshiron që disa nga bizhuteritë e saj të shtrenjta të konsiderohen pronë dhe asete të veçanta. Pavarësisht ndarjes së tyre, burimet i thanë Page Six se  kanë mbetur miq.

Insajderët gjithashtu i thanë TMZ se nuk ka mëri mes tyre  dhe se "ata kanë qenë vërtet të kujdesshëm dhe respektues për njëri-tjetrin në çdo hap të këtij procesi".

Megjithatë, ky mund të mos jetë rasti për Slater dhe gruan e tij të larguar, Lilly Jay, me të cilën ai ka një djalë 1-vjeçar. Kur u publikua lajmi në korrik se Ariana  po dilte me Ethan , burime të njohura me situatën i thanë Page Six se Jay ishte "plotësisht e tronditur" nga marrëdhënia./Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI