Flash

Autorët e vrasjes së Valter Fjerzës/ Policia kërkime intensive në Mal të Zi

Lapsi.al 26 September 2023
Autorët e vrasjes së Valter Fjerzës/ Policia kërkime

Policia Shqiptare vijon kërkimet për autorët e vrasjes së ndodhur në Shkodër, ku mbeti i vrarë Valter Fjerza. Nga hetimet nuk është sjellë ende në pranga autori krysor i ekzekutimit, Klodian Mëhilli. Sipas burimeve policore dyshohet se autori bashkë me katër persona të kërkuar ndodhen në Mal të Zi.

Gjykata e Shkodrës ka njoftuar ditën e djeshme masën e sigurisë për vëllain e autorit Paolo Mëhilli i cili dyshohet se ishte pjesëmarrës në krim. Sipas prokurorisë ngjarja është ende në fazën fillestare të hetimit dhe nuk është plotësisht e zbardhur.

Valter Fjerza u vra nga vëllezërit Mëhilli si pasojë e një konflikti të vjetër mes dy familjeve .

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI