Flash

Bashkëpunim me Mozzik? Kjo video e Dafinës na bëri të dyshojmë.

Lapsi.al 26 September 2023
Bashkëpunim me Mozzik? Kjo video e Dafinës na bëri të

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri nuk ndalet po vazhdon të jetë aktive në muzikë edhe pas përfundimit të një sezoni veror tejet të angazhuar.

Me shumë koncerte e mbrëmje muzikore, Dafina përmbylli një verën 2023 me suksese të jashtëzakonshme.

Krahas kësaj, autorja e “Kaje” solli edhe disa projekte muzikore, shumica prej të cilave erdhën në bashkëpunim me emrat më të njohur të estradës shqiptare.

https://www.youtube.com/watch?v=oVrHTFnFJug

 

Por, puna për Dafinën nuk përfundoi aty, pak ditë më parë ajo lansoi bashkëpunimin e ri me Klajdi Harunin dhe Brunon.

Megjithatë, këngëtarja ka lënë të kuptohet se mund të jetë duke punuar për një duet të ri, kësaj here me reperin Mozzik.

Këto dyshime erdhën pasi në një postim në llogarinë e saj në TikTok, Dafina shihet përkrah Mozzikut.

 

 

 

Ndonëse dyshja nuk kanë zbuluar asnjë detaj, fansat e tyre reaguan në komente duke shprehur dëshirën e tyre për një këngën mes Dafinës dhe Mozzikut.

Mbetet të shihet se çfarë janë duke përgatitur artistët që numërojnë projekt të shumta të suksesshme dhe edhe një mes tyre padyshim do të ishte i tillë.

Të këshilluara

Marrëveshja e Sophie Turner dhe Joe Jonas

Sophie Turner dhe Joe Jonas kanë rënë dakord që t'i mbajnë përkohësisht fëmijët e tyre në Nju Jork ndërsa po merren me detajet e divorcit të tyre. Sipas doku...

17:25

Miley Cyrus befason fansat me look-un e ri

Miley Cyrus , i është rikthyer ngjyrës natyrale të flokëve. Këngëtarja debutoi të dielën në Instagramin e saj flokët ngjyrë kafe të errët, ndërsa përgëzoi st...

15:19

Sophia Loren shtrohet në spital

Sophia Loren thuhet se u shtrua në spital gjatë fundjavës. Aktorja i është nënshtruar një operacioni urgjent të dielën pasi pësoi lëndime teksa u rrëzua në s...

14:33

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI