Flash

Finalet e Kampionatit Europian 2025 në Shqipëri: UEFA vendos pro kanidaturës së FSHF-së

Lapsi.al 26 September 2023
Finalet e Kampionatit Europian 2025 në Shqipëri: UEFA vendos pro

UEFA ka vendosur t’i besojë FSHF-së dhe Shqipërisë organizimin e finaleve të Kampionatit Europian 2025 për grupmoshën U-17. Një arritje e jashtëzakonshme, me organizimin për herë të parë në Shqipëri të finaleve të një turneu madhor ndërkombëtar për moshat.

Federata Shqiptare ishte një nga ato që kishte kandiduar për të pritur fazën finale të turnout, që më pas u paraqit në UEFA. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në mbledhjen e zhvillua këtë të martë në Qipro ka votuar pro kandidaturës shqiptare. Kështu, finalet e turneut kontinental do të luhen në Shqipëri pas dy vitesh.

Investimet në infrastrukturë me stadiumet e reja, që plotësojnë kriteret e duhura për turne ndërkombëtarë, apo edhe eksperienca në mikpritjen dhe organizimin e turneve ndërkombëtarë ka bindur sërish UEFA-n të sjellë në vendin tonë një ngjarje madhore.

Lexo më tej: E bujshme, Armand Duka zgjidhet në postin e zv.Presidentit të UEFA-s

Në Tiranë, majin e vitit 2022, u organizua finalja e parë e Conference League, AS Roma – Feynoord. Finalja ishte natyrisht një ngjarje historike për Shqipërinë dhe futbollin shqiptar. Tani është momenti për një tjetër event të rëndësishëm, që do të sjellë Kombëtaret më të forta të Kontinentit për të luftuar për trofeun e titullit kampion Europe.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI