Flash

Hapet gara, 3 vende vankte në SPAK

Lapsi.al 26 September 2023
Hapet gara, 3 vende vankte në SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë i hap rrugë garës për plotësimin e tre vendeve vakant për prokuror në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ( pranë SPAK). Para disa ditësh Këshilli miratoj rregulloren e re për zgjedhjen e prokurorëve në këtë strukturë nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

Komisioni i Zhvillimit të Karrierës i drejtuar nga Alfred Balla dhe me anëtarë Bujar Sheshi dhe Eloida Goxhi mori sot vendim për të propozuar hapjen e garës. Seanca plenare ku do të diskutohet kjo procedurë u caktua në datën 29.09.2023 ora 10.00. Nëse do të miratohet propozimi i KZHK-së pranë KLP-së, numri i prokurorëve pranë SPAK pas disa muajsh arrin në 20.

Njoftimi i KLP-së:

Kjo mbledhje do të organizohet në sallën e mbledhjeve të Këshillit, në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe të ftuar përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm, misioni EU4JUSTICE dhe Programi OPDAT. Media si gjithmonë është e ftuar të jetë e pranishme.

Rendi i ditës:

1. Diskutimi/miratimi i procesverbalit të Seancës Plenare të datës 19.09.2023.

2. Diskutimi/miratimi i projekt-aktit për “Shpalljen e tre pozicioneve vakante për prokuror në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nëpërmjet procedurës se ngritjes në detyrë”.

3. Diskutimi/ miratimi i projekt-aktit për “Caktimin me short të dy Anëtarëve të Komisionit të Posaçëm, në lidhje me procedurën e plotësimit të tre vendeve vakante për prokuror në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nëpërmjet ngritjes në detyrë”.

4. Diskutimi/ miratimi i projekt-aktit për “Caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat”. (z.Dritan Gripshi)

5. Diskutim/miratim i projekt-aktit për “Caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër”. (z.Petrit Çano)

6. Diskutim/miratim i projekt-aktit për “Miratimin e programit të vlerësimit me procedurë të përshpejtuar, për prokurorët Blerta Hamza dhe Vitjuna Mata, si dhe hedhja e shortit për caktimin e relatorëve dhe këshilltarëve përgjegjës për këtë vlerësim”.

Të tjera (pyetje/diskutime). Urdhërohet sektori i dokumentimit të seancave të bëj publikimin e kësaj axhende në faqen Web të Këshillit. Njoftohen të gjithë anëtarët e Këshillit për të siguruar pjesëmarrjen

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI