Flash

Policia nis hetimet pas akuzave për Russell Brand

Lapsi.al 26 September 2023
Policia nis hetimet pas akuzave për Russell Brand

Autoritetet po hetojnë akuza të shumta për sulm se*suale që kanë marrë që kur u bënë pretendime për Russell Brand.

Në fillim të këtij muaji, gazeta britanike  The Sunday Times dhe Channel 4's Dispatches publikuan raporte që dokumentonin akuzat për përdh*nim, sulm se*sual dhe abu*im nga katër gra kundër Brand.

Russell mohoi akuzat në mediat sociale, duke thënë se ai "i hedh poshtë absolutisht" pretendimet, të cilat ai i quajti "sulme jashtëzakonisht të rënda dhe agresive".

Të hënën, Scotland Yard i Policisë Metropolitane konfirmoi në një deklaratë se detektivët kanë nisur një hetim mbi akuzat për shkelje se*suale. Ata nuk e përmendënaktorin me emër. Asnjë arrestim nuk është bërë. Policia tha, "Pas një hetimi nga Dispatches të Channel 4 dhe The Sunday Times, Met ka marrë një sërë akuzash për sulm se*suale në Londër. Ne kemi marrë gjithashtu një sërë akuzash  të kryera diku tjetër në vend dhe do t'i hetojmë këto ."

Detektivi Andy Furphy, i cili drejton hetimin, shtoi në një deklaratë: "Ne vazhdojmë të inkurajojmë këdo që beson se mund të ketë qenë viktimë e një ab*zimi se*sual, pavarësisht sa kohë më parë ka qenë, të na kontaktojë."

"Ne e kuptojmë se mund të duket si një hap i vështirë për t'u ndërmarrë dhe unë dua të siguroj se kemi një ekip oficerësh specialistë në dispozicion për të këshilluar dhe mbështetur," tha Furphy./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Shakira akuzohet sërish për mashtrim tatimor

Prokurorët në Spanjë e kanë akuzuar edhe një herë Shakirën për mashtrim tatimor – këtë herë  lidhur me taksat e depozituara për të ardhurat e saj në vitin 2018....

17:11

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI