Flash

Si askush në Serie A, financimi më i madh për Zhang… tifozët: bilanci i Inter flet qartë

Lapsi.al 26 September 2023
Si askush në Serie A, financimi më i madh për Zhang…

Do të jetë ende një stadium i tejmbushur në San Siro për Inter-Sassuolo. E kjo nuk është asgjë e re. Edhe këtë vit, zikaltrit janë mbi 72,000 frekuentues në stadium, në përputhje me atë që ndodhi sezonin e kaluar. Asnjë fakt për t'u nënvlerësuar, përtej faktit thjesht sportiv dhe mbështetjes për një ekip që udhëheq kampionatin me pikë të plot. Nëse sot klubi mund të miratojë në fakt një buxhet që, megjithëse tregon ende një deficit 80/85 milionë e bën të buzëqeshë, presidenti Zhang i detyrohet edhe kontributit rekord të tifozëve të tij, me arkëtime të cilat në 2022/23 arritën rekordin prej 80 milionë euro.

Sigurisht janë 100 milionët e Champions dhe një ulje e ndjeshme e totalit të pagave. Por nuk duhet harruar puna e drejtuesve të zikaltërve që respektuan diktatet e pronësisë dhe kufijtë e Settlement Agreement të UEFA-s. Një shifër që arriti në 430 milionë. Por edhe nëse pasivi i rëndë i DigitalBits është qetësuar, merita, siç u përmend, duhet t'u jepet edhe atyre që mbushën stadiumin, pasi kjo nuk ka ndodhur për asnjë klub tjetër në Itali.

SHIFRAT E INTER

E me Sassuolo, është thënë, do të jetë akoma kështu. Inter vjen si kryesues, me shifra mbresëlënëse që shkojnë përtej 15 pikëve në renditje. Gola të shënuar (14), gola të pësuar (1), katër porta të paprekura, më pak goditje të pësuar ndaj kundërshtarëve e 74 mundësi shënimi të krijuara. Gjithçka dëshmon për formën e shkëlqyer të skuadrës së Simone Inzaghi. Por duhet ekuilibër. Ndërgjegjësim, përqendrim dhe përkushtim total ndaj kauzës. Inzaghi e predikon prej ditësh, është çelësi për të cilin insiston më shumë. I vetëdijshëm se tani e tutje do të duhet të kërkojë sforco, për shembull, nga Lautaro dhe Thuram për të kompensuar mungesën e Arnautovic, në pritje që kondicioni i Sanchez të përmirësohet.

Lexo më tej: Alarm në sulm, Inter mbetet pa Arnautovic: do të qendrojë jashtë fushës dy muaj

Kështu edhe ndaj Sassuolo, në formë të shkëlqyer dhe në krahët e entuziazmit pas pokerit ndaj Juves, ThuLa do të udhëheqë sulmin zikaltër. Ndërsa në mesfushë duhet të shohim së bashku Barella dhe Frattesi, me Calhanoglu si regjist dhe Mkhitaryan fillimisht në pankinë. Dumfries rikthehet në krahun e djathtë, Dimarco në të majtë (stafeta me Carlos Augusto më pas nuk përjshtohet). Megjithatë, në mbrojtje, Pavard dhe Bastoni mund të marrin frymë. Në fakt, Darmian, De Vrij dhe Acerbi duhet të rreshtohen përpara Sommer.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI