Flash

Sulmi terrorist në Kosovë, ambasadori i SHBA: S’mund të flas për pasojat që e presin Serbinë

Lapsi.al 26 September 2023
Sulmi terrorist në Kosovë, ambasadori i SHBA: S’mund të

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka deklaruar para mediave se sulmi i ndodhur të dielën në veri ka qenë sulm “serioz i rëndë”.

Në një deklaratë për mediat Hovenier pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se s’mund të flase për pasojat që do e presin Serbinë pas këtij veprimi.

“Serbia nuk ka reaguar fare pas asaj që ka ndodhur, s’mund të flas për pasojat tani për tani. Kjo ka ndodhur 48-orë më parë dhe akoma po përpiqemi të kuptojmë se çfarë ka ndodhur saktësisht, ka disa fakte që i dimë dhe disa të tjera që nuk i dimë të jemi të sinqertë për këtë”, ka thënë Hovenier para gazetarëve.

Ai shtoi se janë duke punuar për të kuptuar atë se çfarë ka ndodhur, duke e vlerësuar se ka qenë një grup i organizuar dhe trajnuar mirë.

“Ka qenë një sulm shumë i madh dhe SHBA-ja është duke punuar ngushtë me Kosovën për të ardhur tek njëri kuptim se çfarë ka ndodhur. E di që ka qenë sulm, e di që është i organizuar mirë nga një grup i organizuar mirë dhe i trajnuar mirë dhe që kanë pajisje ushtarake”, shtoi ambasadori amerikan.

Hovenier tha gjithashtu se janë duke punuar që i gjithë rasti të zbardhet, por që nuk është e lehtë.

“Ende jemi duke bërë një punë të zellshme si ka qenë kjo e mundur, por duhet t’i ruajmë energjitë dhe të gjitha pajisjet që janë sekuestruar dhe planin që jemi duke e zhvilluar dhe kjo nuk ishte një grup i qytetarëve individual, ky është një grup i trajnuar dhe i organizuar dhe këtu ka qenë edhe dikush që i ka pajisur me armatim të rëndë”, shtoi ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI