Flash

U kap me kαnabis të ndarë në doza, arrestohet një 43-vjeçar në Gjirokastër

Lapsi.al 26 September 2023
U kap me kαnabis të ndarë në doza, arrestohet një

Një 43-vjeçar nga Gjirokastra ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur me një sasi lënde narkotike kanabis. Ai e kishte ndarë në doza dhe e kishte përgatitur gati për shitje.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. I., 43 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në vendin e quajtur “Tuneli i Kalasë”, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Përmbyset një kamion në aksin Fier-Levan

Një automjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në aksin e vjetër të rrugës Fier-Levan. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në...

08:47

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI