Flash

Calenda, menaxheri i Osimhen kërcënon pas videos në TikTok: "U tallëm nga Napoli, tani veprime ligjore"

Lapsi.al 27 September 2023
Calenda, menaxheri i Osimhen kërcënon pas videos në TikTok:
Qetësia është e panjohur në shtëpinë e Napolit. Nëse zërat për të ardhmen e teknikut Rudi Garcia dhe akuzat për kontabilitet të rreme ndaj De Laurentiis nuk do të mjaftonin, vjen 'problemi Osimhen'. E këtë herë nuk flitet për një kontratë apo reagime të këqija. Në qendër të polemikave është një video e pretenduar e publikuar nga klubi italian në platformën TikTok. Një filmim që nuk konsiderohet aspak etik nga stafi i nigerianit. Menaxheri i sulmuesit Roberto Calenda është krejtësisht i tërbuar për këtë arsye: “Një ngjarje e rëndë, po shqyrtojmë veprimet ligjore”. Lexo më tej: Osimhen, thyerje totale me Napolin: heq nga rrjetet sociale fotot me fanellën e kaltër dhe pëlqimi për klubin Menaxheri i njohur Calenda shpërtheu zemërimin e tij në X (ish-Twitter) me një postim me tone të ashpra: "Ajo që ndodhi sot në profilin zyrtar të Napolit në platformën TikTok është e papranueshme - shkruan ai -. Një filmim që tallet me Victor në fillim u bë publik dhe më pas, por tashmë me vonesë, u fshi. Një fakt i rëndë që i shkakton dëm shumë të madh lojtarit dhe i shtohet trajtimit që djali po pëson në periudhën e fundit mes proceseve mediatike dhe lajmeve të rreme. Ne rezervojmë të drejtën për të ndërmarrë veprime ligjore dhe çdo iniciativë të dobishme për të mbrojtur Osimhen”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI