Flash

Dha deklaratë të rreme për vrasjen që ndodhi në lokalin e tij, arrestohet 53 vjeçari në Shkodër

Lapsi.al 27 September 2023
Dha deklaratë të rreme për vrasjen që ndodhi në lokalin

Një 53-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Shkodrës pasi ishte shpallur në kërkim. Policia njofton se 53 vjeçari nga Shkodra ishte në kërkim për një deklaratë të rreme që ka dhënë para prokurorit për një vrasje të ndodhur në Shkurt të vitit 2022 në lokalin në pronësi të tij.

Gjykata e Shkodrës kishte dhënë ndaj tij masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për dëshmi të rreme.

Bëhet fjalë për vrasjen e 47 vjeçarit Prekë Tonaj. Si autor i dyshuar për vrasjen ra në pranga 30 vjeçari Eduart Kësolla dhe dyshohet se kjo ngjarje ka lidhje me konfliktet e hasmërisë mes dy fiseve.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI