Flash

“Duhet ta godiste Nikaj, gabova unë”. Gvozdenovic elozhe Erzenit, Deliallisi akuzon: “Ata vetëm shtriheshin”

Lapsi.al 27 September 2023
“Duhet ta godiste Nikaj, gabova unë”. Gvozdenovic elozhe

“E uroj ekipin e Erzenit, është një ekip shumë i fortë dhe luajtën shumë mirë. Për ne ishte shumë e rëndësishme fitorja pasi ishim në një moment shumë të vështirë, pas tre humbjeve radhazi. E merituam fitoren, bravo çunave. S’kemi eksperiencë ende në Superligë, sot ishte një reagim i mirë dhe jam më i qetë”. Ivan Gvozdenovic, tekniku i Skënderbeut, mund të marrë frymë lirisht pas suksesit 1-2 me Erzenin, që erdhi pas tre humbjesh radhazi. Tekniku serb ka bërë elozhe për kundërshtarin, duke sqaruar më pas edhe penalltinë e dyfishtë të humbur nga Liço.

Në fakt, Liço pas shënoi penalltinë e parë në minutën e 22’ kishte mundësinë e dytë 3 minuta më pas. Në tentativën e parë goditi shtyllën e pas përsëritjes për futjen e lojtarëve në zonë para kohe, goditja e tij u prit nga portiere: “Kemi një listë për gjuajtjen e penalltive, Liço ishte i pari dhe i dyti Nikaj për të goditur. Ishte gabimi im që goditi vetëm Liço. Më tha kam besim, ndaj e lejova”, tha Gvozdenovic.

DELIALLISI KRITIKON SJELLJEN E SKËNDERBEUT

“Ne kishim dominim total në çdo aspekt të lojës. Por më shumë ishte lojë e ndaluar, inactive. Jo lojtarë të Skënderbeut të shtrirë, jo gjyqtari që kërkonte verifikim nga VAR-i, pasiguri totale gjithë kohës. Jo për t’u justifikuar por përveç këtyre dy episodeve, çdo gjë tjetër ishte në zotërimin tonë dhe e kishim nën kontroll gjatë gjithë kohës ndeshjen”. Alfred Deliallisi nuk e pranon humbjen 1-2 me Skënderbeun dhe kërkon alibi. Shijakasit pësuan humbjen e dytë në kampionat, në një moment që vinin nga suksesi i papritur me Tiranën. “Përveç episodeve, kishte vetëm top të gjatë prej tyre pa rrezik, ishte pjesa tjetër e lojës që foli për ekipin tonë”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI