Flash

Ekzekutimi në Sukth/ Viktima pa precedent penal, pista kryesore ajo e hakmarrjes

Lapsi.al 27 September 2023
Ekzekutimi në Sukth/ Viktima pa precedent penal, pista kryesore ajo e

Hakmarrja, është pista kryesore që janë përqëndruar hetimet për zbardhjen e vrasjes së 38-vjeçarit Fatjon Dervishi mesnatën e kaluar në Sukth.

Viktima është person pa precedent por, vëllai i tij, është i akuzuar për vrasjen e një personi tjetër.

Ngjarja ka ndodhur jashtë kufijve të Shqipërisë. Përsa i përket dinamikës së ngjarjes 38-vjeçari, nuk ka qenë i vetëm në makinë. Ai ka qenë i shoqëruar nga një mik i tij kur është qëlluar me breshëri kallshnikovi, në zonën e shinave.

I marrë në pyetje si dëshmitar okular, miku i viktimës është shprehur se ata kanë qenë në makinë, kur janë qëlluar me breshëri automatiku.

Ndërkohë që policia dhe prokuroria e Durrësit, që po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje kanë sekuestruar disa kamera sigurie të banesave, por dhe bizneseve ne Sukth, me qëllim identifikikimin e ndonjë gjurme nga ana e autorëve.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Ditën e sotme në vendin tonë do të mbizotërojnë kthjellimet në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të ci...

07:35

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI