Flash

Julia Fox flet për librin e saj të ardhshëm

Lapsi.al 27 September 2023
Julia Fox flet për librin e saj të ardhshëm

Julia Fox ka folur së fundmi për  librin e saj të ardhshëm,Down the Drain.

Në një intervistë të fundit me The New York Times përpara publikimit të librit në tetor, aktorja kujtoi nxitimin për të përfunduar librin për botuesin Simon & Schuster. "Më duhej ta dorëzoja brenda, për tre muaj apo diçka tjetër. Mendova se kisha gjashtë muaj kohë," tha ajo.

"Libri ndikoi në jetën time. Gjithçka u bë libër, libër, libër. Nuk dilja", vazhdoi Fox.  "Shpresa ime tani do të ishte që dikush ta lexojë dhe të mendojë: "Ajo e kaloi këtë dhe shikojeni tani. Unë mund të kapërcej çdo gjë," shtoi ajo për median.

Fox tregoi gjithashtu se disa njerëz ende e pyesin nëse ajo përdori një shkrimtar fantazmë për të shkruar Down the Drain. Aktorja ka theksuar më parë se ajo "ka shkruar çdo fjalë në këtë libër" gjatë premierës së kopertinës së librit në TikTok në mars.

"Unë kam pasur njerëz të tillë si: 'Le të ngelet mes nesh ke përdorur një shkrimtar fantazmë? A ju ka ndihmuar dikush?' "tha Fox. "Është disi fyese. Janë ata njerëz që gjithmonë më nënvlerësojnë ose nuk më marrin seriozisht."

Julia mori pjesë në Uncut Gems të 2019-ës dhe së fundmi u shfaq në Puppet të vitit të kaluar. Ajo theksoi për Times se së shpejti do të xhirojë një tjetër film dhe se së fundmi ka shkruar një skenar me shoqen e saj Sara Apple./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Ilda largohet nga " Love Island"

Ilda vendosi ditën e djeshme të largohej përfundimisht nga vila e dashurisë. "Unë sot largohem nga vila me vullnetin tim të lirë, për arsyet e mia personale....

10:25

Shakira akuzohet sërish për mashtrim tatimor

Prokurorët në Spanjë e kanë akuzuar edhe një herë Shakirën për mashtrim tatimor – këtë herë  lidhur me taksat e depozituara për të ardhurat e saj në vitin 2018....

17:11

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI