Flash

Kënga e papublikuar e O'Connor debuton në shfaqjen e BBC

Lapsi.al 27 September 2023
Kënga e papublikuar e  O'Connor debuton në shfaqjen e BBC

"The Magdalene Songs" e papublikuar e Sinéad O'Connor u shfaq premierë të hënën gjatë finales së serialit "The Woman in the Wall".

Seriali, në të cilin luan Ruth Wilson, ndjek një grua teksa përballet me traumën e gjatë që i është shkaktuar nga një shtëpi e drejtuar nga kisha për gratë shtatzëna të pamartuara.

“Gjysma e parë e këngës është krejtësisht zemërthyese”, tha David Holmes,për The Guardian. “Është e pabesueshme se si kuptimi i këngës u bashkua me këtë histori. Ka njëfarë magjie kur sjell muzikë në një histori emocionuese.”

Holmes, i cili prodhoi muzikën e O'Connor para vdeekjes së saj, zbuloi se aktivistja e ndjerë lejoi që kënga të përdorej para se të fillonin xhirimet e shfaqjes. (Këngëtarja "Nothing Compares 2 U" u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare në korrik. Shkaku i vdeekjes nuk është zbuluar.)

Holmes pohoi se ndërsa punonte në shfaqje, një nga producentët zbuloi se ishte një fans i O'Connor, kështu që ai thirri mikun e tij për të shpjeguar serialin.

“I thashë Sinéad-it se skenari nuk ishte si çdo gjë tjetër që ka bërë dikush për këtë temë dhe se kishte Ruth Wilson, një nga aktoret më të mira në botë .” tha Holmes. “Sinéad tha: ‘Të besoj. Jepu atyre "The Magdalene Songs".

Holmes vuri në dukje se i vjen keq që O'Connor nuk arriti kurrë të shikonte projektin. “Keqardhja ime e madhe është që Sinéad nuk është këtu për të parë serialin,” tha ai. “Ajo do të ishte krenare. Disa njerëz e kanë kritikuar humorin e zi në skenar, por duke u rritur në Belfast kam parë humorin e errët që njerëzit përdorin për të kaluar situatat e vështira.”/Lapsi.al

 

Të këshilluara

Shakira akuzohet sërish për mashtrim tatimor

Prokurorët në Spanjë e kanë akuzuar edhe një herë Shakirën për mashtrim tatimor – këtë herë  lidhur me taksat e depozituara për të ardhurat e saj në vitin 2018....

17:11

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI