Flash

Krimi ka marrë yrysh/ 3 të vdekur, 4 të plagosur në dy ditë

Lapsi.al 27 September 2023
Krimi ka marrë yrysh/ 3 të vdekur, 4 të plagosur në dy

Rendi dhe ngjarjet e rënda kriminale janë ritkhyer sërish në vëmendjen publike. Në dy ditët e fundit kemi 3 të vdekur dhe 4 të plagosur. Deri më tani s’ka ngjarje të zbardhur dhe as persona të arrestuar.

Krismat e kallashit tronditën qytetin e vogël të Rrëshëniet paraditen e së martës. Viktimë mbeti Martin Bardhi (Marku). Të plagosur rëndë, Oltion Gjini, Ilir Bardhoku dhe Indrit Bardhi, të tre të afërm të viktimës. Në atentat kanë marrë pjesë dy autorë të maskuar. Me fuoristradë të zezë ata mendohet se kanë ardhur nga pjesa e qendrës së qytetit dhe janë ndaluar në rrugën kryesore, në afërsi të komisariatit të policisë. Si gjithmonë në ngjarje të tilla, pak pas krimit u raportuar për gjetjen e makinës së djegur, me të cilën lëvizën autorët. Mjeti u gjet i shkrumbuar në fshatin Gëziq të  Mirditës ndërsa atentatorët të ndihmuar nga bashkëpunëtorët kanë arritur të largohen pa gjurmë.    

Sot duke u gdhirë e mërkura, një tjetër atentat mafioz ndodhi në Sukth pranë shinave të trenit. Viktimë mbeti Fatjon Dervishi, 38 vjeç. Ai u qëllua me dy plumba teksa po lëvizte me një makinë tip “Audi” bashkë me një person tjetër të identifikuar si E.SH, banor i zonës. Viktima rezulton nën hetim në shtetin e Holandës për trafik të lëndëve narkotike. Deri më tani as kjo ngjarje nuk është zbardhur.

Mbrëmjen e së mërkurës në Dukagjin u raportua për një tjetër ngjarje kriminale. Viktimë e një atentati mbeti shtetasi Zef Guri dhe i plagosur Gjin Guri. Dyshohet se shënjestra ishte Gjin Guri, i cili kishte probleme dhe konflikte të mëparshme. As për këtë ngjarje s’ka të arrestuar deri më tani.

Shkojnë e vijnë Ministra të Brendshëm e drejtues të Policisë së Shtetit, por ndërkohë krimi është po njësoj, vijon larjen e hesapeve pa u shqetësuar duke mbjell terror tek qytetarët e duke rritur pasigurinë. Ndërkohë nga ana tjetër qeveria dhe Ministri i Brendshëm flasin për suksese imagjinare me shifra që i rrumbullakosin sipas dëshirës kur është fjala të kriminaliteti. Faktet janë kokëforta dhe nuk mbulohen dot as me shfaqjet alla “pop star” të Taulant Ballës në publik as me përbetimet e tij për luftë pa kompromis me krimin. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI